Me sa duket nuk është i njëjtë me versionet HP1 dhe HP3 që kompania veçse i ka prezantuar dhe kishte disa spekulime që sensori prej 200MP i dizajnuar për S23 Ultra do të jetë shumë i madh, por mesa duket nuk është kështu.
Shitësit e telefonave të mençur kanë një kufizim në madhësi që i pengon ata t’i pajisin telefonat e tyre me sensora shumë të mëdhenj, raporton Phone Arena, transmeton Telegrafi.
Kohët e fundit, kemi parë shumë kompani të përdorin një teknikë të quajtur bashkim pikselësh ku piskelët më të vegjël kombinohen bashkë për të vepruar si një piksel i madh dhe për të nxjerrë imazhe më të detajuara.
Ky lajm vije nga rrjedhësi i informatave Ice Universe, i cili thotë se është 100 për qind i sigurte se kamera kryesore prej 200MP e S23 Ultra do të jetë me madhësi prej 1/1.3 inçëve dhe do të ketë piksle me madhësi prej 0.6μm dhe aperturë prej f/1.7 për të marrë më shumë dritë.
Për shembull kamera e S22 Ultra është me sensor prej 108MP me madhësi prej 1.1.33 inçëve, me 0.8 0.6μm piksel dhe aperturë f/1.8.
Ai shton se kamera e S23 Ultra do të jetë vetëm pak më e madhe se kamera kryesore prej 48MP e iPhone 14 Pro për të cilën ai thotë se gjithashtu ka madhësi prej 1/1.3 inçëve.
Ka mundësi që mund të jetë më e bogël se sensorët e disa telefonave konkurrues të Android që do të dalin në shitje gjatë vitit tjetër. /Telegrafi/