Aplikacioni i përmendur do t’i lejojë përdoruesit të transferojnë lehtësisht dokumente në telefona të tjerë Android, pajisje iOS ose në ueb.

Aplikacioni Dropship është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit në Korenë e Jugut, nëpërmjet Galaxy Store. Për ta instaluar, ju nevojitet Android 13 me ndërfaqen One UI 5.0

Aplikacioni lejon transferimin e ‘file’ me madhësi deri në 5 GB në baza ditore. Për transferimin e dokumenteve më të mëdhenj, Ndarja në afërsi ose Shpërndarja e Shpejtë është padyshim një zgjidhje më e mirë.

Përdoruesit mund të krijojnë një lidhje të përbashkët, me një foto profili dhe mesazh, dhe më pas t’ia dërgojnë atë personit të dëshiruar. Dërguesi mund të vendosë kohën e vlefshmërisë së lidhjes.

Procesi i ndarjes është kryesisht i thjeshtë. Dërguesi mund të zgjedhë skedarin dhe platformën në të cilën do të dërgohet “file”. Marrësi mund të shkruajë katër numrat e fundit nga lidhja e përbashkët ose të skanojë kodin QR për të shkarkuar skedarin.

Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se marrësi nuk duhet të ketë një aplikacion Dropship ose një llogari Samsung.

Për momentin, nuk dihet nëse dhe kur aplikacioni Dropship për ndarjen e dokumenteve ndërmjet platformave do të bëhet i disponueshëm për një numër më të gjerë përdoruesish. /Telegrafi/