Megjithatë, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga The Elec, Samsung planifikon të ndërpresë versionin Plus të serisë Galaxy S24 – Samsung Galaxy S24 Plus. Kjo do të thotë që vetëm Galaxy S24 dhe Galaxy S24 Ultra do të prezantohen si pjesë e serisë Galaxy S24 vitin e ardhshëm.
Elec raporton se vetëm projektet “DM1” (Samsung Galaxy S24) dhe “DM3” (Samsung Galaxy S24 Ultra) janë duke u punuar, ndërsa projekti “DM2”, i cili në fakt duhet të jetë Samsung Galaxy S24 Plus, mungon.
Portali i përmendur, duke iu referuar të dhënave të Gfk, thekson se Samsung vitin e kaluar ka shitur vetëm 5.5 milionë kopje të modelit Galaxy S22 Plus, që është rreth 17 për qind e totalit të dërgesave të serisë Galaxy S22. Modelet e rregullta dhe Ultra përbënin përkatësisht 38 për qind dhe 45 për qind të dërgesave në vitin 2022.
Samsung po konsideron gjithashtu reduktimin e numrit të pajisjeve të nivelit të ulët. Kështu, kompania koreano-jugore thuhet se mund të ndërpresë serinë A2x, ndërsa seria Galaxy A1x do të mbetet, ashtu si seritë e rangut të mesëm A3x dhe A5x.
Kohë më parë pati informacione se Samsung po ndërpret edhe serinë Galaxy A7x. Pra, supozohet se nuk do të marrim Samsung Galaxy A74 këtë vit dhe duket se kështu do të jetë me të vërtetë, duke qenë se nuk ka pasur asnjë detaj rreth këtij telefoni deri më tani, si renderet, specifikat, etj.
Së fundi, vërejmë se duhet ta marrim ende këtë informacion me një sasi të caktuar rezerve, sepse ka mbetur edhe shumë kohë deri në prezantimin e serisë Galaxy S24. /Telegrafi/