Duke marrë parasysh që Microsoft ka prezantuar telefonat e vet që punojnë me sistemin operativ Android, kemi pritur që Gates të përdor pajisje të kompanisë që e themeloi vet dhe prej vitesh mbajti postin e drejtorit ekzekutiv.

Bill Gates prej kohësh ka udhëhequr në listën e njerëzve më të pasur në botë, edhe pse tre vitet e fundit po i shikon në shpinë personat si Elon Musk dhe Jeff Bezos, transmeton Telegrafi.

Sipas listës së Bloomberg, Gates “peshon” rreth 111 miliardë dollarë, duke zënë vendin e pestë në këtë listë, para Warren Buffett.

Me aq shumë para, kur bëhet fjalë për gjëra të shpenzueshme, Gates mund të ketë gjithçka që dëshiron, e gjatë një bisede me përdoruesit e Reddit, njerëzve u interesonte se cilin model të telefonit të mençur e përdor njëri nga njerëzit më të pasur në botë.

Përgjigja e tij ishte logjike, por ai befasoi me zgjedhjen që e kishte bërë sa i përket telefonit që ai përdorë. Gates në vend të telefonave të tij, ka zgjedhur ta mbajë në xhep një Samsung.

Gjatë bisedës me përdoruesit e Reddit, tha se përdor Galaxy Z Fold 3, e javën e kaluar sërish ka njoftuar se planifikon ta ndërrojë modelin por jo edhe markën. Pra synon ta merr një Galaxy Z Fold 4. /Telegrafi/