Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Samsung Display, filiali që prodhon ekranet e kompanisë, tregoi prototipin e ri të ekranit në CES 2023.
Ekrani “Flex In & Out” mund të rrotullohet 360 gradë, që do të thotë se “mund të paloset brenda dhe jashtë”, tha zëdhënësi i kompanisë John Lucas.
Është e mundur që ekrani i ri të shfaqet në Samsung Galaxy Z Fold 5 të ardhshëm. /Telegrafi/