Pak ditë më parë, Samsung prezantoi zyrtarisht serinë e saj të telefonave “smart” Galaxy S23, ndërsa tani është një model i veçantë i quajtur Galaxy S23 Ultra BMW M Edition, i cili është frymëzuar nga modeli legjendar BMW E30 M3. Ju kujtojmë se M3 i parë u shfaq në vitin 1986.
Dizajni i paketës është frymëzuar nga vetura e famshme, por kjo nuk është e gjitha, sepse Samsung krijoi animacione të reja enkas për modelin e përmendur, të cilat shfaqen kur pajisja ndizet.
Pajisja vjen në një kuti të dizajnuar bukur e zbukuruar me temën e modelit të parë M3, ndërsa paketimi i fortë përmban një ilustrim të kapakut dhe skarës polarizuese të veshkave të gjeneratës së gjashtë aktuale.