Pasi që Pekka Lundmark e mori kontrollin e segmentit të pajisjeve të telekomit të Nokia-s, drejtori ekzekutiv e shpalosi një plan me tre faza – rifillim, përshpejtim dhe shkallëzim.
Me përfundimin e pjesës së parë të planit, Nokia tani do të fokusohet tek përshpejtimi, dhe po e ndryshon logon e saj për herë të parë në 60 vite, në mënyrë që të sinjalizoj ndryshimin e strategjisë.
Nokia po heq ngjyrën blu dhe po e zëvendëson atë me çfarëdo ngjyre që është më e përshtatshme duke pasur parasysh situatën, që do të thotë se nuk është caktuar një skemë specifike ngjyrash, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Lundmark tha se Nokia më nuk është vetëm një kompani e telefonave të mençur, por një “kompani e biznesit të teknologjisë”.