Megjithatë, një raport i fundit pretendoi se lansimi i Galaxy Z Fold 5 dhe Galaxy Z Flip 5 i Samusung mund të ishte paraprirë në një përpjekje për të rritur fitimet e firmës në tremujorin e tretë. I njëjti raport përmendi gjithashtu se Samsung tashmë ka filluar të porosisë komponentë për të njëjtën gjë dhe se do ta lejonte atë të lansonte pajisjet e saj të palosshme deri në korrik. Dhe tani, ka lajme nga një burim tjetër, i cili na jep një datë të pritshme të lansimeve.
Siç raportohet nga mediumi korean Chosun, Samsung do të lansojë modelin Galaxy Z Fold 5 dhe Galaxy Z Flip 5 më 26 korrik.
Burimi gjithashtu pohon se lansimi do të bëhet në Seul të Koresë së Jugut, edhe pse pajisjet e palosshme do të prezantohen globalisht. Lansimet e mëparshme të Samsung janë bërë kryesisht në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/