Sipas, ShrimpApplePro, modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus mund të jenë të disponueshme me këtë ngjyrë, transmeton Telegrafi.

Thashethemet vijnë në prag të filmit të shumëpritur të Barbie-it, dhe derisa do të fillojë së shpejti të shfaqet në kinema, kërkesa për aksesorë ngjyrë rozë mund të rritet shumë.

Raporti i ShrimpApplePro vjen nga një punonjës i Foxconn i cili pretendon se ka parë ngjyrat jeshile, të verdhën e lehtë dhe atë rozë në modelet e iPhone 15.

Kjo sugjeron që Apple mund të jetë duke i konsideruar ose testuar këto opsione ngjyrash për linjën e iPhone 15. /Telegrafi/