Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se re LG G6 do të vijë me një procesor të ri të Qualcomm – saktësisht gjeneratën e re të Snapdragon – 821.

Tani një fotografi nga një prezantim i fshehtë që LG ka bërë prapa në CES ka rrjedhur edhe lista e specifikave të G6 të LG dhe është konfirmuar se procesori në telefon do të jetë Qualcomm MSM8996AC që është Snapdragon 821.

Bashkë me procesorin 821 të Snapdragon, G6 do të vijë edhe me 4GB RAM dhe do të shfaqet me Quad DAC audio si dhe kamera të dyfishta në anën e pasme.

LG e ka bërë zyrtare ekranin e telefonit që është më diagonalen prej 5.7 inç dhe rezolucionin prej 2880 x 1440 pikselëve në 18: 9. Prezantimi zyrtar i G6 do të bëhet më 26 shkurt në Barcelonë.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)