Kompania e cila ndryshe njihet edhe si Apple Kineze njoftoi se TM2 ishte tremujori më i suksesshëm me 23 milionë telefona të shitur në të gjithë globin.

CEO i Xiaomi, Lei Jun tha se sasia e telefonave të shitur është 70% më shumë se sa ishte në periudhën e mëparshme tremujore.

Klima e mirë e ekonomisë është ndër arsyet për numrat pozitivë. Shitjet në Indi u rritën me 328% nga viti në vit. Redmi Note 4 u bë modeli më i shpërndarë i telefonave në vend, dhe kompania hapi edhe Mi Home të parë në Bengaluru dy muaj më parë.

Xiaomi synon të arrijë të ardhurat prej 100 miliardë CNY (rreth 14.7 miliardë dollarë) deri në fund të vitit 2017 dhe vendosi një objektiv prej 100 milionë dërgesash në vitin 2018.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)