Identiteti ndërkombëtar i pajisjeve mobile ose IMEI është një numër, zakonisht unik, për të identifikuar  telefonat mobil, si dhe disa telefona satelitorë. Zakonisht gjendet i shtypur brenda hapsirës ku ndodhet  bateria e telefonit, por gjithashtu mund të shfaqet në ekran në shumicën e telefonave duke shtypur        * # 06 # në tastierën dixhitale, ose së bashku me informacionet e tjera të sistemit në menynë e cilësimeve në sistemet operative të smartfonëve.

Numri IMEI përdoret nga një rrjet GSM për të identifikuar pajisjet e vlefshme dhe prandaj mund të përdoret për ndalimin e një telefoni të vjedhur nga qasja në atë rrjet. Për shembull, nëse një telefon celular është i vjedhur, pronari mund të telefonojë operatorin e rrjetit dhe t'i udhëzojë ata që IMEI-in e telefonit të tij ta fusë në listën e zezë. Kjo e bën telefonin të padobishëm në atë rrjet dhe nganjëherë edhe rrjetet e tjera, pavarësisht nëse moduli i identitetit të parapaguesit të telefonit (SIM) ndryshohet. Por në rastin tonë nese ndodh që telefoni i juaj të humbet apo vidhet atëher rastin duhet të raportohet në stacionin policor dhe aty të kerkohet ky numër pra IMEI.

Për më tepër shih videon: