Në një farë mënyre, ky është ridizajnimi më radikal i iOS ndër vite, por gjithashtu jo më inovatori në industri. Në iOS 14 po vijnë ‘widgets’ shtesë – ikona më të mëdha të aplikacioneve që shfaqin më shumë informacione me një shikim dhe ndryshojnë në mënyrë drastike përbërjen e ekranit tuaj. 

Apple dje gjatë konferencës së saj kryesore WWDC zbuloi iPadOS 14, i cili përmban funksionalitetin e ri të ndërfaqes për aplikacionet e platformës iOs për iPhone dhe iPad, një ndërfaqe të re të thirrjeve dhe ‘widgets’ të ridizajnuara nga iOS 14. Seti i ri i veglave dhe funksionaliteti i ri ‘drag and drop’ është implementuar në shumicën e aplikacioneve standarde të iPad. Për shembull, Photos kanë marrë një shirit të ri të ngjashme me atë të Photos që është në Mac, ndërkaq aplikacioni Music është duke marrë një lëshues në ekran të plotë për muzikën.

Përvoja minimaliste e Siri po vjen gjithashtu nga iOS 14, ndërsa njoftimet e tjera si thirrjet e pranuara po marrin panele të vogla, të stilit të njoftimeve, në vend të marrjes në ekran të plotë.

Kërkimi në iPadOS gjithashtu është ridizajnuar për të qenë universal, i ngjashëm me Spotlight në macOS. Kërkimi tani funksionon si një lëshues i aplikacionit, ose mund të përdoret për të bërë thirrje ose për të kërkuar brenda aplikacioneve si Mail dhe Files.

Së fundmi, shkrimi me dorë në iPad po bëhet po aq i fuqishëm sa teksti i shtypur – me “Scribble” dhe do t’i lejojë përdoruesve të shkruajnë me dorë në çdo fushë teksti dhe që ajo të shndërrohet automatikisht në tekst.

Pajisjet e Apple që do të mbështeten nga iOS 14 janë në fotografinë e mëposhtme.

 

Apple nuk ka njoftuar për një datë finale lansimi për iOS 14, por kompania zakonisht e rezervon periudhën rreth shtatorit, kohën kur ajo bën prezantimet vjetore të iPhone.