Të gjithë e dijmë se telefonat tash janë bërë pjesë e jetës, dhe të krejt duam të kemi telefon mobil që na përshtatet nevojave tona. Ka telefona të ndryshëm, dhe shpesh nuk e dijm cilin ta blejm! Por një gjë është e sigurt, krejt duam të shesim telefonin e përdorur para ose pasi e blejmë të riun. Më poshtë janë tre këshilla të shpejta se çfarë duhet të keni parasysh nëse doni të shpallni dhe shisni një telefon online sa më shpejt.

1. Çmimi

Mundohuni të vendosni një çmim mesatarë, pra mos u mundoni të shkoni shumë poshtë ose lartë. Zakonisht telefonat që kanë çmime pranojnë më së shumti oferta. Shpesh njerëzit e vendosin opsionin me marrëveshje, por kjo jo gjithmonë është opsioni më i mirë. Prandaj ju këshillojmë të vendosni një cmim që ju mendoni se ja vlen. Nëse nuk keni ide çfarë çmimi të vendosni gjatë shpalljes tek Telefoniyt.com ju mund të shikoni cmimin mesatarë ne treg duke marr parasysh shpalljet e kaluara. Për shembull, këtu mund të shikoni të listën e telefonave mobil te perdorur ose të ri qe jane shpall nga të tjerët.

2. ‪Përshkrimi‬

Vizitorët zakonisht i kontaktojnë më shpesh shitësit që i përshkruajnë në detale telefonat. Mundohuni të shikoni nga pozita e blerësit. Cfarë informata ke dëshirë ti të dish nëse don me blesh një telefon të përdorur. Të paktën mundohuni të përgjigjeni në disa pyetje si për shembull: Sa kohë e ke përdor telefonin? A është sikur i ri apo i dëmtuar? A vjen diçka tjetër shtesë me telefon?

3. Fotot‬

Nëse nuk vendosni foto gjasat janë to vogla për t’ju kontaktuar dikush. Prandaj mundohuni që ti përcjellni këto pak instruksione për fotografi. Si për shembull 1) ta pastroni mirë telefonin para se ta fotografoni, 2) fotografoni diku ku ka ndriçim të mirë; dhe 3) fotografojeni minimum dy herë përpara (të fikur dhe ndezur), një anash, dhe një prapa.

Ndoshta këto tre këshilla nuk janë gjithëpërfshirëse por prap se prap janë mjaft esenciale. Prandaj përmbajuni atyre dhe nëse keni ndonjë telefon të përdorur lirisht shpalleni që ta shisni atë.