Samsung Galaxy A5 është smartfon i cili model doli në shitje në fund të vitit 2014 nga kompania Samsung. Mund ta quajmë një smartfon me cilësi mesatare i cili është pëlqyer mjaft shumë nga përdoruesit.
Sa i përket disajnit, ky model është mjaft i hollë, i ndërtuar prej alumini por megjithatë mjaft i lehtë. Në pjesën e përparme gjindet kamera frontale, sensorët, butoni home, soft butonat për kthim prapa dhe multitasking. Ndërsa në pjesën e prapme gjendet kamera, drita dhe pjesa për zërim. Anash gjendet butoni ndezës/fikës porti për SIM kartelë dhe SD kartelë. Në pjesën e poshtme gjendet porti për rimbushje, mikrofoni dhe porti për kufjet (headphones).
Ekrani i kësaj pajisje është 5 inçësh me teknologjinë super amoled, me rezolucion 720p dhe dendësi të pikselave 294ppi. Kjo ofron një cilësi të kënaqshme gjatë përdorimit.
Kamera frontale e këtij modeli të Samsung, është 5MP dhe ofron kualitet mjaft të lartë të fotove, gjithashtu kamera mbrapa është 13MP dhe fotografitë e bëra dëshmojnë për një cilësi dhe kthjelltësi goxha të mirë. Shkrepja e fotografisë është e shpejtë dhe pa probleme. Gjithashtu mund të bëhet video në 1080p. Nuk ka edhe aq shumë mode të fotografisë, por posedon ato baziket si: Panorama, Face Detection etj.
Sa i përket fuqisë procesorike Samsung Galaxy A5 vjen me procesorin 4 bërthamësh “Snapdragon 410”, me 64 bita dhe fuqi procesorike 1.2 Ghz. Ky procesor është i mirë për lojëra, por aftësitë e plota procesorike të procesorëve me 64 bita nuk mund ti shohim akoma, përderisa nuk del në treg smartfoni me 4GB RAM. Përndryshe Galaxy A5 vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila mund të shtohet deri në 64GB me anë të sd-kartelës.
Galaxy A5 fabrikisht vjen me sistemin operativ android 4.4.4 (kitkat), me mundësi përditësimi në android 5.0.2 (lollipop). Ndërfaqja e brendshme është standarde si në pajisjet tjera Samsung, pra TouchWiz.
Disa prej të metave janë:
Vendndodhja e pjesës për zërim nuk është shumë e kënaqshme, për arsye se kur mbahet smartfoni në mënyrë horizontale shpeshherë pjesa e zërimit mbulohet me dorë, duke bërë që të mos degjohet mirë. Ky smartfon e ka mundësinë e dy kartelave në të njejtën kohë, por e metë është se nëse e përdor sd-kartelën, atëherë nuk mund të përdoren të dy sim kartelat. Bateria është e palëvizshme, pra nuk mund të hiqet si në modelet e tjera Samsung.
Si përfundim, nëse jeni të interesuar për smartfon relativisht të madh, me cilësi mesatare dhe çmim të arsyeshëm, atëherë Samsung Galaxy A5 mund të jetë zgjedhje e përshtatshme për ju.
Autori: Kastriot Limani (Facebook)