Cili smartfon ka kamerën më të mirë?

Për shumë njerëz, kjo pyetje e thjeshtë është faktori ndikues që të bleni një smartfon të ri apo jo. Duke parë aktivitetet e përditshme, mënyrën e jetesës sot si dhe rrjetet sociale që tanimë janë të popullarizuara, një kamerë e mirë i duhet secilit. Është e kuptueshme se pse ndodh kjo. Për shumë nga ne kamera që mbajmë afër është ajo e smartfonit që përdorim, prandaj edhe kompanitë prodhuese gjithnjë e më tepër i japin rëndësi avansimit të kamerave të smartfonëve që prodhojnë.

Si të testohen kamerat e smartfonëve?

Merren paisjet lidere në treg të kompanive si Apple, Samsung, HTC, Google, LG dhe provohen në situata të ndryshme të shkrepjes së fotografisë. Këto situata mund të jenë fotografi peisazhesh, selfie e portrete gjatë ditës apo natës, qoftë në ambient të mbyllur apo jashtë në natyrë. Më pas maten karakteristikat si rezolucioni, thellësia e ngjyrave, fokusi etj dhe mirret vendimi. Situata të tilla determinojnë nëse ia vlen apo jo një kamerë e caktuar.

Rezultatet për 2015

Për vitin 2015, në bazë të testeve dhe performancave të treguara gjatë tyre, si smartfonë me kamerën më të mirë janë zgjedhur: 

Nexus 6P, Iphone 6S, Sony Xperia Z5, LG G4 dhe Galaxy S6/Edge. Ku ti bleni, çmimet e tyre dhe karakteristikat e tjera mund ti gjeni në TelefoniYt.

5. Nexus 6P

Kamera kryesore: 12.3 MP

Kamera frontale: 8 MP 

4. IPhone 6S 

Kamera kryesore: 12 MP

Kamera frontale: 5 MP

3. Sony Xperia Z5 

Kamera kryesore: 23 MP

Kamera frontale: 5.1 MP

2. LG G4

Kamera kryesore: 16 MP (me stabilizues optik)

Kamera frontale: 8 MP

1. Galaxy S6/Edge

Kamera kryesore: 16 MP (me stabilizues optik)

Kamera frontale: 5 MP

Nëse keni dëshirë ti krahasoni këta telefona dhe karakteristikat e tjera që kanë krahasoni këtu.

Autori: Kastriot Limani (Facebook)