Gjasat janë qe kurrë nuk keni me udhëtu në Hënë, apo me shku në Mars. Me siguri qe kurrë nuk do të jeni në gjendje as për të notuar në thellësi të oqeanit me peshkaqen apo balena (askush nuk është), apo për të marrë pjesë në film apo lojë si karakter. Por me realitetin virtual do të jeni në gjendje t’i bëni të gjitha këto edhe shumë më shumë, edhe atë pa e lëshuar rahatinë e shtëpisë tuaj!

Për dallim nga bota reale, bota virtuale thjeshtë nënkupton përjetimin e gjërave nëpërmjet simulimit të botës duke përdorur pajisjet kompjuterike me performanca të larta apo pajisje me sensor, sikur telefonat, syzat apo dorëzat. Këto pajisje nuk kanë një kufizim të përdorimit. Mund të përdoren për fluturim, notim, mësim, argëtim, lojëra etj...

Në këtë moment, telefoni juaj i mençur është pajisja kryesore në realitet virtual. Në fakt tash në këtë moment mund t’a përdorni telefonin tuaj për të përjetuar realitetin virtual. Thjeshtë kërkoni në YouTube 360 Video, lëshoni cilindo video dhe lëvizni telefonin tuaj. Me lëvizjën e telefonit edhe video qe shfaqet në ekran do të lëviz me juve, dhe ju do të mund të shikoni videon e zgjedhur në 360 shkallë. Për t’a përjetuar edhe më mirë këtë teknologji në zhvillim, mund të porosisni edhe një paket në formë të syzave ku e vendosni telefonin tuaj brenda dhe e përjetoni eksperiencën e plotë të këtyre videove. Kjo paket nuk kushton më shumë se 3 Euro në eBay apo Aliexpress.

Google Cardboard

 Më poshtë keni disa nga videot më interesante të përzgjedhura nga TelefoniYT për kënaqësinë tuaj:

Airbus shikimi nga piloti: http://bit.ly/1YD2geO

Mars Curiosity Rover: http://bit.ly/1TnEOQy

Traileri i filmit horror The Forest: http://bit.ly/1PmT8XY

Aeroplan luftarak: http://bit.ly/1DRuZzB

 Eklipsi Solar: http://bit.ly/1IDnKCC

Garat Rally: http://bit.ly/1WqXcY5

Provoni edhe ju dhe në komente na tregoni përjetimin tuaj.

Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.

Autori: Sallmin Rexha (Facebook)