Mënyra më e mirë për të ndëgjuar videot dhe për të ndëgjuar muzikën më të re në telefon është nëpërmjet YouTube-it. Kjo metodë me ekran të ndezur harxhon shumë baterinë e telefonit. Prandaj duhet të ketë ndonjë metodë më e lehtë për ndëgjimin e videove nga YouTube pa pasur nevojë qe ekrani të punoj gjatë tërë kohës. Fatmirësisht kjo metodë ekziston. Më poshtë keni të sqaruar se si me dy hapa mund të ndëgjoni muzik apo zërin nga çfarëdo video nga YouTube-i me ekran të shkyçur për Android, me kursim maksimal të baterisë.

Për Android ekzistojnë disa mënyra dhe aplikacione qe mund të përdoren për të ndëgjuar videot nga YouTube me ekran të shkyçur. Më poshtë kemi cekur mënyrën më të përshtatshme dhe qe përdoret më së shumti. Është kjo metodë me shfletuesin Mozilla Firefox.

Hapi 1: Shkarkoni Mozilla Firefox nga PlayStore, lëshoni shfletuesin dhe hyni në faqën e YouTube (www.youtube.com). Nga këtu hyni tek Settings-at e shfletuesit sikur në foto, dhe klikoni Request Desktop Site.

Hapi 2: Pas kësaj lëshoni videon qe dëshironi t’a ndëgjoni dhe në këtë rast pas shkyçjës së ekranit, video do të vazhdoj të punoj në sfond dhe mund të ndëgjoni muzik apo çdo gjë tjetër.  

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;).

Artikulli i radhës: Si të ndëgjoni video nga YouTube me ekran të shkyçur – iOS?

Autori: Sallmin Rexha (Facebook)