Në artikullin e kaluar kemi treguar se si mund të ndëgjoni video nga YouTube për sistemin operativ Android. Artikullin mund t’a gjeni në këtë link.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë me dy hapa se si mund të ndëgjoni videot nga YouTube në sistemin iOS.

Për dallim nga Android ku është dashur të shkarkohet një aplikacion për të ndëgjuar videot, në rastin e iOS nuk ka nevojë të shkarkohet kurrfare aplikacioni shtesë. Në këtë rast mund të përdorim shfletuesin e integruar të iOS Safari.

Hapi 1: Hapeni shfletuesin Safari dhe kyçuni tek faqja e YouTube. Këtu zgjedhni videon qe dëshironi t’a ndëgjoni. Pasi video fillon të shfaqet shtypeni Home Button. Në këtë rast zëri do të pauzohet.

Hapi 2: Lëshoni Contol Center. Është kjo meny qe shfaqet kur lëvizni me gisht nga poshtë, ku gjendet edhe ndriçimi, rotacioni etj sikur ne figurë. Në këtë vend tani shtypni Play dhe do të mund të ndëgjoni videon nga YouTube i cili është lëshuar në YouTube.

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;).

Autori: Sallmin Rexha (Facebook)