Nëse pas hapave qe i kemi cekur në artikullin paraprak ende nuk jeni i sigurt a është telefoni juaj origjinal apo jo, më poshte kemi demonstruar se si me një aplikacion të verifikuar në PlayStore mund t’a testoni origjinalitetin e telefonit juaj. Nga vet emërtimi i marketit mund t’a vëreni qe ky artikull bën fjale vetëm për pajisjet Android.
Hapi 1: Shkarkoni aplikacionin “AnTuTu Officer” nga PlayStore dhe pas instalimit lëshoni aplikacionin në fjalë
Hapi 2: Pas lëshimit në punë të aplikacionit do t’ju shfaqet pamja e ilustruar në foto më poshtë. Tani në kompjuterin tuaj shënoni linkun: y.antutu.com. Pasi e keni shënuar këtë tani shtypni në telefonin tuaj ku shkruan “Scan the QR code on website”. Kamera e telefonit do t’a skanoj QR kodin qe gjendet në ekranin e kompjuterit. Pjesën tjetër të punës do t’a kryej aplikacioni vet.
Pas disa sekondash në kompjuterin tuaj do të duhet t’ju shfaqej pamja e mëposhtme. Në të kundërten telefoni juaj ka gjasa qe nuk është origjinal apo është kopje shumë e mirë e origjinalit.
Për tipare tjera qe e bëjnë të dallohet telefoni origjinal nga ai jo origjinal mund të lexoni në artikullin e zgjeruar: Dalloni telefonin origjinal nga ai jo origjinal
Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)



.png)








