Në këtë artikull mund t'i shihni se cilët janë top 3 telefonat më të kërkuar nga ju në portalin tonë dhe nuk është befasi që dominon SAMSUNG sepse nuk e dominon vetëm tregun në Kosovë por në gjithë botën. Më poshtë i keni top 3 telefonat.

3. Samsung Galaxy S6

Samsung Galaxy S6 vitin e kaluar ishte mbreti I Samsung po lirisht mund të themi se ishte edhe mbreti I gjithë telefonave të vitit të kaluar. Me mbi 50 milion njesi të shitura ja vlen të besohet pse e ka atë nofkë. Me sistem operativ Android v5.0.2 (Lollipop) që mund të ngirtet në Android v6.01.(Marshmallow), ekran 5.1 inch, rezolucion fantastikë e densitet të paparë. Me kamerë prapa prej 16 megapixel me LED flash që të keni fotografi e video perfekte dhe përpara 5 megapixel. Po ndoshta kryesorja është performance ku Samsung Galaxy S6 vjen me çip Exynos 7420 Octa, processor Quad-core 1.5 GHz Cortex-A53 & Quad-core 2.1 GHz Cortex-A57 dhe kartel grafike Mali-T760MP8, 3 GB RAM dhe ku për ROM mund të zgjedhni mes 32/64 dhe 128 GB, por pa mundësi për hapësirë shtesë me microSD. Çmimet dhe specifikat e plota I gjeni këtu Samsung Galaxy S6.

2. Samsung Galaxy S7 Edge

Nqs Samsung Galaxy S6 ishte mbreti I vitit të kaluar, atëhere padyshim që Samsung Galaxy S7 Edge është mbreti këtë vitë. Me shitjet që po tejkalojnë shumë here Samsung Galaxy S6 Edge është telefoni që të gjithë e duan në xhepin e tyre. Me sistem operativ Android OS v6.0 (Marshmallow), ekran 5.7 inch, rezolucion të madh dhe densitet fantastik. Kamerë prej 12 megapixel prapa dhe 5 megapixel përpara është e mjaftueshme për fotografi perfekte. Performancat flasin vetë për këtë telefon me çip Snapdragon 820, processor Quad-core 2.3 GHz Mongoose + quad-core 1.6 GHz Cortex-A53 dhe kartel grafike Adreno 530. Gjithëashtu 4 GB RAM dhe zgjedhje për ROM mes 32 dhe 64 GB me vend extra për microSD Card. Çmimet dhe specifikat e plota I gjeni këtu Samsung Galaxy S7 Edge

1. Samsung Galaxy A5 (2016)

Samsung Galaxy A5 (2016) një nga modelet e series A të Samsung shumë I pëlqyer në botë si dhe tek ne në Kosovë. Telefon me ekran 5.2 inch rezolucion të mire me densitet të shkëlqyer. Vjen me Android v5.1.1 (Lollipop) dhe nuk dihet ende se a do të ketë ngritje në Android v6.0 (Marshmallow)

Prapa ka kamerë me 13 megapixel gjë që është e mjaftueshme për fotografi të pastra dhe video të mira. Përpara keni kamerë 5 megapixel që do të thotë se “Selfie” do të duket shumë bukur.

Performancat e këtij modeli janë ndër më të mirat. Si për çip ka Snapdragon 615 me processor Octa-core 1.6 GHz Cortex-A53 dhe kartel grafike Adreno 405, gjithëashtu 2 GB RAM dhe 16 GB ROM me hapsirë shtesë per microSD card. Çmimet dhe specifikat e plota I gjeni këtu Samsung Galaxy A5 (2016) 

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)


Autori: Amar Mujka (Facebook)