Ashtu siç e kemi përshkruar serinë Nexus nga Google në njërin nga artikujt paraprak (linku), në këtë artikull do të ndalemi tek seria më e suksesshme e kompanisë Samsung, seria S e cila është një nga seritë e shumta qe ofron kjo kompani, S, J, A, C dhe lista vazhdon..  
Më poshtë keni një historik të shkurtër qe nga shfaqja e telefonit të parë në këtë seri e deri në versionin e fundit qe është shfaqur këtë vit.

 

Samsung Galaxy S

I shfaqur në Mars të vitit 2010 ky ishte telefoni i parë flagship nga Samsung. Ky telefon kishte specifika të jashtëzakonshme për atë kohë, kurse qesharake për ditët e sotme. Galaxy S vinte me ekran 4inch Super AMOLED, 1Ghz procesor, 8/16Gb memorie interne dhe kamerë 5MP dhe 0.3MP. Ky telefon është shitur tek më shumë se 24 milion konsumatorë. Në SHBA nuk kishte aq sukses pasi tregu në atë kohë dominohej nga Apple, HTC dhe Motorola.

 

Samsung Galaxy SII

Telefoni i dytë i kësaj serie është Samsung Galaxy SII suksesi i të cilit ende e përcjell këtë kompani. Ky ishte nga telefonët më të hollë edhe gjatë ditëve të sotme me vetëm 6.8mm trashësi. Specifikat e tij përfshinin ekran 4.3inch WVGA Super AMOLED, procesor 1.2Ghz, 1GB RAM dhe kamerë 8MP me mundësi inçizmi 1080P gjë qe ishte revolucionare për atë kohë. Me këto specifika Samsung ka arritur sukses të madh duke shitur mbi 40 milion njësi dhe ka lënë vend shumë të përshtatshëm për telefonin e ri të kësaj serie Galaxy SIII.

 

Samsung Galaxy SIII

Pasardhësi i Galaxy SII ka pasur 9 milion porosi ende pa dalur zyrtarisht telefoni dhe asnjëri nga ata 9 milion njerëz nuk kanë dal të dëshpëruar. Galaxy SIII vinte me specifika edhe më të mira se paraardhësi i tij. Ky telefon kishte ekran Super AMOLED 4.8inch, Qualcomm Snapdragon processor, 1/2 GB RAM kamerë 8MP. Shitjet e tij ishin rekorde, duke shitur mbi 50 milion njësi dhe ende mbetet një nga telefonat më të shitur të kësaj kompanie. Ky telefon gjithashtu kishte shumë tipare interesante sikur mbajtja e ekranit ndezur përderisa i kemi sytë e hapur, përdorimi i telefonit me gjeste etj..; tiparë qe në reklamim dukeshin interesant mirëpo në praktikë rrallë kush i linte këto opsione të ndezuar.

 

Samsung Galaxy S4

Telefoni tjëtër mjaft i suksesshëm i serisë S ishte Samsung Galaxy S4. Ky telefon vinte me një kualitet të ndërtimit më të përmirësuar se versionet paraprake dhe kishte disajn më unik. S4 ka ekran 5inch, 2GB RAM, 16/32/64GB memorie interne, kamerë të prapme 13MP dhe përparme 2MP. Edhe me këtë model Samsung ka vendosur më shumë tipare se qe i nevojitet ndokujt mirëpo me përditësimin në Android 5.0 Lollipop shumë nga këto “telashe” janë zgjidhur. Në përgjithësi ky telefon është tek 40 milion persona për 6 muaj. Bashkë me S4, Samsung ka prezantuar edhe 3 versione tjera, Samsung Galaxy S4 Mini, Galaxy S4 Active dhe Galaxy S4 Zoom.

 

Samsung Galaxy S5

Telefoni i cili “e ka mbushur mend” Samsung-un ishte Samsung Galaxy S5 me shifër shitjesh prej 12 milion njësi për 3 muaj. Kjo ishte ulje e jashtëzakonshme krahasim me modelin paraprak. Telefoni siç pritej vinte me specifika shumë të mira dhe jo shumë dalluese nga modeli paraprak. Ekrani Super AMOLED 5.1inch, Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM, kamerë 16MP prapme dhe 2MP përparme. Specifikë shtesë e këtij telefoni është qendrueshmëria ndaj ujit dhe pluhurit, skener të gishtit si dhe sensor për matjën e rrahjës së zemrës. Materiali ndërtues sikur te të gjithë modelet paraprake është nga plastika e stërpërpunuar.

 

Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge

Telefoni revolucionar për serinë S të Samsung është padyshim Samsung Galaxy S6. Ky telefon vinte me disajn unik dhe specifika edhe më unike. Ekran 5.1inch 1440p Super AMOLED, 64 bit Exynos Octa processor, 3GB RAM, 16/32/64/128GB memorie interne, kamerë të prapme 16MP dhe përparme 5MP. Bashkë me këtë telefon është prezantuar edhe Samsung Galaxy S6 Edge telefon me specifika te njëjta por me ekran të lakuar në dy anë, gjë e cila ishte e para në tregun e telefonisë mobile. Gjithashtu në këtë seri Samsung ka prezantuar edhe S6 Edge+ versioni më i madh i S6 Edge por me ekran më të madh dhe 4GB RAM.

 

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge

Telefoni i fundit në këtë seri është telefon i shfaqur në Shkurt të këtij viti (2016) dhe sikur versioni paraprak vinte me dy modele, S7 dhe S7 Edge (artikulli i plotë nga prezantimi). Specifikat e këtij telefoni janë siç pritet nga më të mirët në tregun e sotëm mobil. S7 vinte me ekran 5.1inch Super AMOLED, Snapdragon 820, 4GB RAM, kamerë 12MP të prapme dhe 5MP të përparme. Galaxy S7 Edge ishte pothuasje i njejtë nga ana e specifikave me dallim të vetëm ekran 5.5inch dhe bateri 3600mAh.

 

Ky ishte një historik i shkurtër i serisë S nga Samsung e cila premton qe për një kohë të gjatë do të jetë seria e cila tërheq vëmendje më së shumti gjatë shfaqjës së telefonave të ri.

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;).

Autori: Sallmin Rexha (Facebook