Samsung dhe LG qe nga sot kanë filluar shfaqjën e telefonave më të ri. Më poshtë i keni telefonat e tyre kryesore qe janë shfaqur gjatë ditës si dhe disa pajisje tjera elektronike. Renditja në artikull është bërë në bazë të kohës së prezantimit.
LG G5
Kompania LG, ka tërhequr më së shumti vëmendje gjatë ditës së sotme me prezantimin e telefonit më të ri të kësaj kompanie LG G5, si pësues i modelit G4. Ky telefon ka disajn revolucionar sa i përket telefonisë mobile, nga e cila të gjitha kompanitë duhet të mësojnë. LG G5 vjen me një telefon modular, ngjajshëm me Google Ara, i cili ka komponente qe mund të zëvendësohen ku me këtë rast mund të përmirësohet kamera, zërimi, shtimi i baterisë ekstra dhe shumë module tjera qe pritet të dalin në treg gjatë javëve në vijim. Tipari tjetër i këtij telefoni qe vlen të përmendet është një pjesë e ekranit qe qendron gjithmonë ndezur, siç e kemi paralajmëruar në artikullin paraprak. Ky ekran harxhon vetëm 0.8% të baterisë në orë gjatë qendrimit ndezur. Një studim i LG tregon qe njerëzit gjatë ditës nxjerrin telefonin e tyre 150 herë në ditë gjë e cila pritet të balancojë shpenzimin e baterisë nga pjesa e ekranit qe qendron gjithmonë ndezur. Natyrisht ky tipar mund të shkyçet softwerikisht.
Sa i përket pjesës hardwerike LG G5 vjen me një ekran 5.3 inch, bateri 2800 mAh, sistem në çip Qualcomm Snapdragon 820 64bit, 4GB RAM, 32GB hapësirë me mundësi shtimi me microSD dhe vjen me versionin e fundit Android Marshmallow 6.0. LG vjen me kamerë duale. Kamera kryesore mbrapa ka rezolucion 16MP kurse kamera e dytë mbrapa vjen me 8MP. Së bashku këto kamera janë të afta për të kapur fotografi në 135 shkallë në krahasim me kamerat tradicionale qe fotografojnë në 75 shkallë. Gjithashtu ky telefon vjen me të gjitha tiparet qe mund t’i ketë një kamerë si Autofokus laserik, Stabilizimi optik i imazheve, sensori i spektrit ngjyrave dhe përmirëson dukshëm Zoom-in.
Përveq telefonit kryesor qe ka shfaqur LG, kjo kompani ka shfaqur edhe shumë pajisje tjera elektronike sikur syzat LG VR 360 për shikim të videove të realitetit virtual, kamerë LG 360 CAM e aftë për incizimin e videove në 360 shkallë dhe LG Rolling BOT një pajisje në formë të rrumbullakët e cila mund të inçizojë dhe të transmetoj video dhe audio në kohë reale dhe e cila mund të kontrollohet me pajisje shtëpiake si digitroni apo telefoni. Me këtë pajisje do të mund të komunikoni me kafshët tuaja shtëpiake kur jeni jashtë shtëpisë.
Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge
Ashtu siç është pritur, Samsung ka prezantuar telefonat e tyre më të ri Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge si pësues të Samsung Galaxy S6, përkatësisht S6 Edge. Këto telefona sjellin përmirësime në tashmë telefonin e përkryer të kësaj kompanie. Sa i përket disajnit, nuk ka ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm nga modelet paraprake. Në përgjithësi të dy telefonat janë më elegant me kënde më të rrumbullakëta. Dy tipare kryesore të këtyre telefonave qe dallojnë nga modelet paraprake janë rezistenca ndaj ujit, deri në 1.5 metra për 30 minuta, dhe pluhurit si dhe slloti për microSD, tipar i cili ka munguar në S6 dhe S6 Edge gjë për të cilën Samsung është kritikuar mjaft vitin e kaluar. Ashtu si LG G5 edhe Samsung ka prezantuar tiparin e ekranit i cili rrin tërë kohën ndez, gjë e cila po vërtetohet qe është trik softwerik. Në anën hardwerike S7 dhe S7 Edge janë me performanca të njejta. Sistemi në çip tek të dy telefonat është Exynos 8890 apo Snapdragon 820 varësisht nga tregu, 4GB RAM, kamerë të prapme 12MP e cila ka rezolucion më të vogël por kap më shumë dritë në ndriçim të ulët, kamerë të përparme 5MP, memorie të brendshme 32GB apo 64GB me mundësi shtimi me microSD. Dallimi ndërmjet këtyre dy modeleve është në madhësinë e ekranit. Galaxy S7 ka ekran prej 5.1 inch QuadHD kurse S7 Edge vjen me ekran 5.5 inch të lakuar QuadHD. Të dy këto telefona vijnë me versionin e fundit të sistemit Android Marshmallow 6.0 me TouchWiz-in e famshëm nga Samsung.
Gjatë ditës Samsung ka prezantuar edhe Gear 360 e cila në parim është një sferë e vogël me kamerë e cila ka mundësi inçizimi 360 shkallë me rezolucion 30MP dhe ka përkrahje për microSD me kapacitet deri 128GB.
Për kuriozitetin tuaj vetëm tek portali jonë TelefoniYT.Com në linqet e mëposhtme mund t'i krahasoni të gjitha specifikat e modeleve lartë të përshkruara:
LG G5 vs Samsung Galaxy S7 vs S7 Edge
Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni osefiltroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;).
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)