Një rishikues i celularëve ka zbuluar një mangësi në veçorinë e njohjes së fytyrës që S8 e ka, veçori kjo që i lejon përdoruesit ta hapin celularin duke shikuar në kamerën e përparme të tij.
Por, u gjet se kjo teknologji mund të thyhet lehtë duke mbajtur një fotografi të shfaqur në një celular tjetër – në vend të fytyrës reale të përdoruesit.
Njohja e fytyrës në celular duket se është e dobët, pasi me vetëm një fotografi të përdoruesit të celularit të drejtuar nga kamera e tij, celulari mund të hapet shumë lehtë.
Një video që e demonstron këtë mund ta shihni më poshtë:
Burimi: Lajmi.net
Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)
Autori: Amar Mujka (Facebook)