Samsung para pak ditësh ka konfirmuar “ringjalljen” e Galaxy Note 7 dhe sot mësuam pak më shumë mbi çmimin e saj. Duke u bazuar mbi informatat e fundit ky model mund të kushtoj 50% me lire se modeli orgjinal i Galaxy Note 7.

Një zyrtar I Samsung u citua duke thënë që kompania ende nuk ka vendosur për një date specifike mbi lëshimin e produktit në treg. “Ne planifikojmë t’a lëshojmë produktin në treg para Galaxy Note 8 i cili vjen më vonë gjatë këtij viti”.  Më herët është raportuar që ky model do të kushtoj rreth 620$, por informatat e fundit  tregojnë që  çmimi mund të shkoj deri tek 440$.

Duke u bazuar në informata tjera thuhet se modeli I ri I Note 7 do të ketë bateri më të vogël 3200 mAh dhe do të operoj me Android Nougat 7.0 përderisa specifikat tjera thuhet se do të jenë të njejta me modelin orgjinal.

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)