Smartfoni i palosshëm nga Samsungu mund të dalë në treg në muajin shkurt të 2020.

Telefoni mund të quhet Galaxy Fold 2, sepse është i ndryshëm nga Galaxy Fold-in e parë, shkruan Indeksonline. Samsungu pritet që të njoftojë për telefonat e tij të radhës në një ngjarje në San Francisko më 11 ose 18 shkurt.

a i përket Galaxy Fold-it të dytë, i njohur me numrin e tij të modelit si SM-F700 , është e përfolur se do të vijë shumë më lirë sesa Galaxy Fold i parë. 

Raporti për lëshimin e tij në shkurt, vjen nga Agjencia e Lajmeve Yonhap , e cila gjithashtu thotë se Samsungu synon të shesë gjashtë milionë smartphone të palosshëm në vitin 2020.

Është përfolur se do të jetë në dispozicion vetëm si një pajisje 4G (jo 5G), dhe se do të ketë vetëm një aparat fotografik të dyfishtë në pjesën e pasme raporton indeksonline.