Kompania më e çmueshme në botë (fortune.com, Shkurt 2016) - Apple, ka prezantuar telefonin e ri të saj, dhe është hera e parë qe kjo kompani prezanton telefon në këtë kohë të vitit. Bëhet fjalë për iPhone SE dhe nga dukja e tij është pothuajse identik me iPhone 5 dhe 5S. Disa nga karakteristikat e tij kryesore mund t’i lexoni më poshtë.
Ekrani 4 inch
Dallimi më i madh nga versionet e dy viteve të fundit nga kjo kompani është kthimi në ekranin 4 inch (10.1 cm). Kjo është e mirëpritur për konsumatorët qe nuk kanë qenë të kënaqur nga kalimi i Apple nga ekranët 4 inch në 4.7 dhe 5.5 inch qe i hasim në iPhone 6 dhe iPhone 6S. Dendësia e pikselave është e shkëlqyeshme si në çdo telefon Apple, në vlerë prej 326ppi.
Sistemi në çip A9
Sistemi në çip i cili gjendet në këtë telefon është A9, i njejti qe e hasim tek iPhone 6S edhe përkundër madhësisë më të vogël të telefonit. Ky sistem ka procesor me dy bërthama me takt punues prej 1.85 Ghz Në përgjithësi Apple proklamon qe performanca e përgjithshme është dyfishtë më e mirë se tek modeli iPhone 5S.
Kamera 12MP – 4K
Kamera e prapme në këtë telefon është e rezolucionit 12MP e cila gjithashtu mund të inçizoj video të formatit 4K. Kamera e përparme vjen me rezolucion 1.2MP. Ndihmë kamerës së përparme për kapje sa më të mirë të fotografive në ambiente të errëta i vjen ekrani i cili me anë të një sensori special të integruar mund t’a bëjë ekranin e telefonit të ndriçojë tre herë më shumë se ndriçimi normal për fotografim sa më të mirë.
Sensori i gishtërinjëve
Pjesë e telefonit të ri nga Apple është edhe sensori i gishtërinjëve, i cili është më i mençur më updatë të fundit.
Çmimi
Çmimi i telefonit për tregun amerikan pritet të jetë 399$ për versionin 16GB kurse 499$ për versionin 32GB dhe vjen në 4 ngjyra: Silver, Gold, Gray dhe Rose Gold. Ndërsa sapo të vij në treg në Kosovë mobil shopat dhe dyqanet e regjistruara ne portalin tonë do ti shpallin çmimet.
Si gjithmonë specifikat dhe detajet e iPhone SE mund t’i gjeni vetëm tek portali jonë.
Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)