Interneti në mobil është një nga gjërat më të mira qe ka ndodh në teknologjinë mobile. Edhe pse ofertat nga operatorët tanë janë me çmime mjaft të volitshme përsëri si duket kurrë nuk mjaftojnë GB e dhënë dhe gjithmonë jemi në kërkim për më shumë. Ka edhe të atillë “fatlum” qe paguajnë në baza mujore dhe nuk kanë kufizime të përmendura. Cilësdo kategori lart të përmendur i takoni ky artikull mund të jetë i dobishëm për juve nëse dëshironi t’i kurseni MB-at e juaj të çmueshëm.
1. Kompreso faqet e Google Chrome
Google Chrome shquhet qe harxhon mjaft shumë internet dhe RAM në telefoni mobile. Në fakt harxhimi i madh i RAM-it është tipar i Google Chrome edhe tek kompjuterët personal. Për t’a reduktuar harxhimin e madh të internetit ju mund t’i kompresoni faqet qe i shfletoni me Chrome. Kjo bëhet duke hyrë tek Settings tek Google Chrome dhe pastaj tek Data Saver dhe thjeshtë lëshoni këtë funksion në punë (fotot më poshtë). Kjo mënyrë e vetme mund të kursej 30-35% të internetit tuaj në mobil me kompresim.
2. Fshini aplikacionin e Facebook-ut
Në artikujt paraprak ju kemi treguar qe me fshierjën e aplikacionit të Facebook-ut mund të kurseni deri në 20% të baterisë, mos të flasim për kursim të RAM-it. Ky aplikacion është gjithashtu i njohur për harxhim të madh të MB tuaj. Nuk ju themi qe mos të përdorni fare Facebook (larg asaj) mirëpo ka zëvendësime shumë të përshtatshme qe konsumojnë shumë më pak internet. Një nga këto aplikacione është Facebook Lite apo edhe më mirë përdorimin e Facebook-ut nga shfletuesi. Thjeshtë regjistroni linkun e Facebook në desktop dhe jeni një klik larg tij (foto). Opsioni shtesë tek Google Chrome është edhe pranimi i njoftimeve qe ju vijnë në Facebook.
3. Kufizo aplikacionet në sfond
Mënyra më e lehtë për të kursyer internetin në mobil është duke i thënë telefonit tuaj qe të kufizoj punën e aplikacioneve në sfond. Aplikacionet në sfond punojnë edhe kur telefoni nuk është duke u përdorur për momentin, email, njoftime nga Viber, Whatsapp, etj.. Kjo bëhet tek Settings > Data Usage > Restrict Background Data.
4. Ndalo përditësimin automatik të aplikacioneve
Një gjë tjetër qe harxhon internetin në mobil si dhe di të jetë mjaft e bezdisshme është përditësimi automatik i aplikacioneve nga Google PlayStore. Kjo lehtë mund të shkyçet duke hyrë tek PlayStore > Settings > Auto Update Apps dhe duke zgjedhur opsionin Do not auto-update apps (foto).
5. Përdorni Google Maps offline
Një mënyrë shumë efektive e kursimit të baterisë tuaj është edhe përdorimi i Google Maps offline për të cilin kemi ndarë një artikull të tërë. Kjo mënyrë e shkarkon komplet hartën e një vendi e cila mund të përdoret pastaj offline. Për detaje dhe demonstrim hap pas hapi LINKU.
6. Shkarkoni muzikën në telefonin tuaj
Në ditët e sotme ku interneti është i çasshëm pothuajse kudo shumë njerëz praktikojnë ndëgjimin e muzikës online, nga playlist-at e krijuara në YouTube dhe aplikacione tjera. Kjo gjë kërkon gjithmonë çasje në internet dhe harxhon mjaft shumë MB. Një këshillë qe mund t’a praktikoni është shkarkimi i muzikës kur jeni i kyçur në Wi-Fi për ndëgjim më vonë. Kjo mënyrë edhe e kursen internetin tuaj në mobil si dhe nuk ju bën të varur nga sindromi “gjithmonë online”.
7. Përdorni lojëra, aplikacione qe punojnë pa internet
Shumë aplikacione dhe lojëra sot kërkojnë internet gjatë tërë kohës për të punuar. Kjo gjë ndodh për shkak të sigurisë apo për shkak se kanë nevojë të marrin të dhëna gjatë tërë kohës. Për të kursyer internetin tuaj në mobil zgjedhni aplikacione dhe lojëra qe punojnë offline (Artikulli: “10 Lojërat më të mira qe punojnë offline” së shpejti..). Kjo gjë do t’a kursen internetin tuaj në mobil në sasi të madhe.
Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;).
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)