MWC apo Mobile World Congress është panairi më i madh i telefonisë mobile dhe pajisjeve elektronike në botë. Ajo rëndom ndodh në Shkurt të cdo viti. Këtë vit do të mbahet nga 22 deri 25 Shkurt 2016 në Barcelonë. Në këtë panair tradicionalisht Samsung ka shfaqur linjën e saj të telefonave Galaxy, dhe as këtë vit nuk pritet të ketë përjashtim. Më poshtë kemi listuar disa nga telefonat kryesore qe pritet të prezantohet.

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge 

Të gjithe mezi e presim daljën e telefonave më të ri nga Samsung më 21 Shkurt në MWC. Si gjithmonë edhe kësaj radhe kompania me shitjën më të madhë të telefonave mobil premton qe nuk do të na zhgënjej. Dy telefona qe pritet të shfaqen janë Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge qe janë pasardhësit e Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge, qe kanë ndryshuar pamjën pothuajse të tërësishme nga modelet paraprake. Çka mund të presim nga këto telefona? Specifikat në përgjithësi këto dy modele pritet t’i kenë identike, dallimi i vetëm mes tyre pritet të jetë ekrani i lakuar i S7 Edge. Sipas raportit të Korea Times këto telefona pritet të kenë performanca dhe kamera më të mira dhe disa tipare shtesë. Është pothuajse e sigurt qe këto telefona do të jenë rezistente ndaj ujit dhe bateri më të qendrueshme. Ngjarjën live mund t’a përcjellni me 21 Shkurt nga ora 19.00 në këtë link  edhe atë me 4 kamera 360 shkallë. Mund t’a përzgjedhni edhe vendin në të cilin dëshironi t’a shikoni ngjarjën: nga auditoriumi, skena në të majtë, skena në të djathtë apo nga skena në mes.

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge

Xiaomi Mi5

Xiaomi apo i njohur si Apple i Kinës, pritet të prezantojë telefonin e saj më të ri Xiaomi Mi5 si pësues i Mi4. Ky telefon pritet të ketë sistemin në çip Snapdragon 820 me 4GB RAM, kamerë të prapme 16mp dhe përparme 6mp dhe zgjidhje të hapësirës së brendshme mes 16, 64 dhe 128 GB. Disa tipare shtesë do të jenë sensori i gishtërinjëve, dizajni unik dhe cmimi shumë i lirë me këto specifika i cili pritet të jetë rreth 380$.

LG

LG nuk ka prezantuar telefonat e saj kryesor në këtë ngjarje, ndoshta qellimisht për të mos humbur nga shkëlqimi i zakonshëm i Samsung. Këtë vit LG ka vendosur t’a sfidoj Samsung dhe të prezantojë telefonin e saj më të ri LG G5 pasardhës i LG G4. Tipari kryesor përveq specifikave të shkëlqyeshme qe pritet të ketë ky telefon është tipari “Always on” i cili nënkupton qe ekrani juaj do të punoj tërë kohën për shfaqjën e njoftimeve të ndryshme si koha, data, thirrjet, mesazhet etj, dicka ngjajshëm sikur LG V10 me shpenzim minimal të baterisë.

LG G5

Google Project ARA

Pak ka gjasa të ndodh, mirëpo sipas thashethëmeve, Google pritet të prezantojë projektin e saj prototip Project ARA, për të cilin kemi folur në artikujt e mëparshëm, së bashku me modulet qe ndërrohen. 

Google Ara

Huawei

Kompania tjetër kineze Huawei ka njoftuar qe do të shfaqë një telefon tërësisht të ri. Pritshmëritë janë qe kjo kompani do të shfaqë telefonin më të ri të saj të linjës P të quajtur P9 si pësues i telefonit të saj të suksesshëm Huawei P8 

Disa nga kompanitë qe do të jenë prezente në këtë ngjarje por qe nuk do të prezantojnë asnjë telefon të ri janë HTC, Motorola, Blackberry, OnePlus etj.

Përveq telefonave në këtë ngjarje pritet edhe shfaqja e shumë pajisjeve tjera elektronike, sikur pajisjet e realitetit virtual, orat e mançura etj. Në këtë ngjarje pritet qe Samsung të prezantojë pajisjën e re për realitet virtual Samsung Gear 360 e cila do të jetë e pajisur edhe me një kamerë qe do të mund të fotografojë dhe inçizojë në 180 dhe 360 shkallë. 

Këto janë disa nga ngjarjet kryesore qe pritet të ndodhin në këtë kongres sa i përket telefonisë mobile, se sa janë të sakta do të na duhet të presim edhe disa ditë.

Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.

Autori: Sallmin Rexha (Facebook