Kur u pyet “Kur është ngjarja tjetër e Apple”, Siri‌ u përgjigj: “Ngjarja speciale është të martën, 20 prill, në Apple Park në Cupertino, CA. Të gjitha detajet mund të merren në Apple.com”.

Ngjarja ndoshta do të regjistrohet paraprakisht pa praninë e mediave dhe duhet të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit të Apple dhe kanalin YouTube, transmeton Telegrafi.

Siri‌ jo gjithmonë ofron informacione për ngjarjet.

Apple zakonisht dërgon ftesa mediatike për ngjarjet e saj digjitale rreth një javë para ngjarjes aktuale, kështu që duket se Apple do ta konfirmojë ngjarjen së shpejti.

Bloomberg raportoi se Apple ka në plan të prezantojë një iPad Pro 12,9-inç të ri me teknologji të re të ekranit mini-LED në mes të këtij muaji.